Skandali që ka përfshirë producentin e suksesshëm Harvey Weinstein është i fundit në radhën e episodeve të dhunës që kanë pasur protagonistë emra të njohur të botës hollivudiane të kinemasë.

Histori pak a shumë dramatike, për të cilat drejtësia në disa raste nuk shkruajti kurrë fjalën, fund.

Advertisement

Skandali i parë i madh në historinë e Hollywood u shënua në vitin 1921 kur aktori Roscoe Arbuckle mori pjesë në një feste që do të përfundonte në tragjedi, me vdekjen e aktores Virginia Rappe. Ajo humbi jetën si pasojë e dëmtimit të fshikëzës, gjate përdhunimit.

Aktorja Joan Collins rrëfeu se kishte qenë pretendente për rolin e Kleopatrës, por se ishte skarcuar pasi refuzoi te shkonte ne shtrat me shefin e produksionit. Roli ju besua me pas Elizabet Teilor.

E ashtuquajtura ‘fëmija gjeni’ e Hollywood, Shirley Temple ka thënë se kur ishte 12 vjeç një producent kishte hequr pantallonat para saj e i kishte kërkuar një ‘audicion dëfryes’ në divan, siç ishte shprehur. Ajo u përgjigj duke qeshur dhe u dëbua nga zyra.

Gjithashtu Marilyn Monroe nuk i ka fshehur kurrë ngacmimet e marra gjatë karrierës së saj nga producentet kinematografike e jo vetëm. ‘E pashë Hollywood-in me sytë e tyre, një bordello e shthurur’, ishte shprehur dikur ajo.

Te bujshme janë edhe akuzat kundër regjisorit Roman Polanski. Një 13 vjeçare që aspironte të bëhej aktore e akuzoi atë për përdhunim në 1977, e gjatë viteve gra të tjera avancuan të njëjtat pretendime për regjisorin me origjine polake, i cili nuk u kthye më kurrë në SHBA.

Mbi 50 gra akuzuan babain e serialit Robinson Bill Cosby për dhunë e ngacmime seksuale duke nisur nga vitet 60-te. Gratë rrëfyen se ishin droguar e më pas përdhunuar.

Në listën e abuzueseve është edhe aktori Casey Affleck, fitues i çmimit Oskar për “Manchester by the Sea”. Dy gra e akuzojnë për ngacmime seksuale në vitin 2010.