Gjykata e Posaçme ndëshkon zyrtarët e Bashkisë Durrës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë Lekë, për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.
Me vendimin të formës së prerë, për shpërdorim detyre, për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim te vulave u dënuan me nga deri në 10 muaj burgim gjashtë zyrtarë të bashkisë së Durrësit, si dhe përfaqësuesit e firmave pjesëmarrëse në tenderin për zjarrfikëset.
Dy kompanitë e përfshira ndalohen për dy vite për të marrë pjesë në tenderat publike, si dhe u gjobitën me nga 600 mijë Lekë.