A mund të teprohet me vitaminën D?

Vitamina D, e quajtur ndryshe vitamina e Diellit është një ndër më të nevojshmet në këtë kohë pandemia për të rritur imunitetin e trupit.

Nga tetori deri në mars, meqenëse ditët janë më të shkurtra dhe më të zymta, është e domosdoshme që ta marrin këtë vitaminë në formë suplementesh të caktuara, por edhe nëpërmjet ushqimit siç është peshku i yndyrshëm, mishi i kuq, qumështi dhe vezët.

Advertisement

Mungesa e vitaminës D mund të çojë deri në deformime të eshtrave te fëmijët dhe dhembje të eshtrave te të rriturit.

Kjo vitaminë i nevojitet organizmit që të luftojë kundër problemeve të shumta shëndetësore, ndërkaq hulumtimet e paradokohshme kanë treguar që mungesa e vitaminës D mund të jetë faktor i cili i kontribuon infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, siç është Covid-19, thotë nutricionistja Elizabeth Stewart.

Stewart ka vërejtur që është shumë e vështirë të merret vitamina vetëm nëpërmjet ushqimit, sepse peshku i yndyrshëm, kërpudhat dhe ushqimi tjetër i cili përmban vitaminën D përmban nivel shumë të vogël përbërësish ushqimorë.

Për këtë shkak është aq e rëndësishme, posaçërisht në këtë stinë të vitit, të merremi me plotësimin e vitaminës D, madje edhe këto lajme duhet t’i nxisin njerëzit që të hulumtojnë edhe më shumë – këshillon ajo.

Rekomandohet shtesa prej 10 mikrogramëve e vitaminës D në ditë nga tetori deri në mars, gjatë muajve të zymtë.

Vitamina D është vitaminë e tretshme në yndyra, që do të thotë që për absorbimin më të mirë duhet konsumuar sa më shumë ushqim të pasur me yndyra – thotë Steëart.

Bebeve deri në 1 vit u nevojiten 8,5 deri në 10 mikrogramë vitaminë D në ditë. Fëmijëve pas moshës njëvjeçare dhe të rriturve u nevojiten 10 mikrogramë vitaminë D në ditë. Mikrogrami është 1.000 herë më i vogël se miligrami (mg).

A është e mundur të teprohet me vitaminën D?

Ka mundësi të merret tepër vitaminë D dhe kjo mund të jetë e rrezikshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpjegon që me konsumimin e tepërt të supelmenteve të vitaminës D mund të arrihet deri te sasia tepër e madhe e kalciumit në trup.

Kjo mund të dobësojë eshtrat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën.

Të gjithë të rriturit dhe fëmijët e moshës midis 11 dhe 18 vjeç kurrë nuk bën të konsumojnë më shumë se 100 mikrogramë vitaminë D në ditë.

Fëmijët e moshës midis një dhe dhjetë vjeç nuk do të duhej të konsumonin më tepër se 50 mikrogramë në ditë, ndërkaq foshnjat nën 12 muaj nuk do të duhej të merrni më tepër se 25 mikrogramë në ditë.