Kjo është një pyetje e rëndësishme kur vjen puna tek marrëdhëniet romantike. Një numër i madh studimesh kanë arritur në përfundimin se ne mund ta kontrollojmë dashurinë, sepse në përgjithësi emocionet psikologjike si frika, gëzimi dhe ndjenja të tjera mund të mbahen në kontroll nëse monitorohen mirë. Pra, ne mund të përdorim truke psikologjike, për ta bërë dikë të bjerë në dashuri me ne. Bright Side shkruan se dashuria nuk ka të bëjë me fatin. Ky është një bashkëpunim i mekanizmave biologjikë, kimikë dhe psikologjikë, prandaj është e mundur që të gjesh qasjen e duhur për to dhe t’i përdorësh për qëllimet e tua. Gjëja më e rëndësishme është që të kuptoni nëse personi tjetër ka të paktën ndjenja minimale për ju. Pastaj, ju do të jeni në gjendje t’i ktheni ato në ndjenja të vërteta dhe të thella. Gjithçka çfarë duhet të keni parasysh e lexoni më poshtë:
Mos merrni akullore në takimin e parë
Disa studime të fundit kanë treguar se ka një lidhje interesante mes temperaturës trupore dhe gjendjes psikologjike të njeriut. Kur jeni fizikisht më të ngrohtë, keni më shumë gjasa të jeni pozitiv dhe më miqësor me njerëzit e tjerë. Ky “mashtrim” mund të jetë vërtetë i dobishëm, për të fituar besimin e atij personi. Prandaj, mbajeni mend mirë dhe sigurohuni që në të ardhmen të zgjidhni vetëm vende, ushqime dhe pije të ngrohta, në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë për ju.
Kontakti sy më sy
Psikologu i Harvard-t, Zick Rubin ka kryer një studim për të kuptuar nëse është e mundur që të matet dashuria. Ai e gjeti përgjigjen në sy, ose më saktë në frekuencën dhe kohëzgjatjen që njerëzit e shohin njëri-tjetrin në sy. Ai zbuloi se çiftet bien ne dashuri nëse e shikojnë njëri-tjetrin 75% të kohës gjatë një bisede. Ndërsa në një bisedë normale, njerëzit e shohin njëri-tjetrin 30-60%.
Tregojini diçka të sikletshme që ju ka ndodhur
Është më e sigurt që një person i hapur dhe komunikues të pëlqehet më shumë. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e Harvard Business School, 79% e njerëzve preferonin të ishin të hapur dhe të sinqertë gjatë takimeve të para. Ata nuk fshihnin asgjë, edhe gjërat më të pazakonta, situatat e vështira që ju kanë ndodhur, apo tipare negative të vetes. Pse mendoni se këta njerëz kanë vepruar në mënyrë të tillë? Sepse kjo gjë është si me sekretet: Kur ju i tregoni dikujt një sekret, ekziston një lidhje e veçantë mes jush dhe atij personi që ju i keni besuar atë sekret.
Vendosni kode sekrete mes jush
Kjo ka të bëjë me shakatë, fjalët e veçanta dhe gjestet unike që ndodhin mes njerëzve kur gjejnë gjëra të përbashkëta mes tyre. Ndoshta ju pëlqen i njëjti film, komedi, këngë, libër, gjëra të këtij lloji. Mos i injoroni këto gjëra të vogla. Nëse arrini që në komunikimin tuaj të përditshëm të keni disa kode, kjo do ta çojë marrëdhënien tuaj në një tjetër nivel. Lidhja bëhet më e fortë dhe më intime. Shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit arritën në këtë përfundim në studimin e tyre. Të gjithë duam të jemi të veçantë dhe unik dhe gjuha sekrete na ndihmon të ndiejmë dhe të kuptojmë më mirë njëri-tjetrit.
Revista Class