Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Çiljeta ka vendosur të rikthehet këtë verë me një bashkëpunim me këngëtarin e ri Estto, me projektin me titull ‘A je mirë?’. Kënga ka rezultuar të jetë tepër e suksesshme dhe këtë e kanë treguar dhe komentet pozitive në llogaritë e artistëve. Ajo çfarë bie në sy në videoklipin e realizuar nga dy këngëtarët, është ‘look-u’ i kuruar deri në detaje i Çiljetës, e cila i ka ‘fiksuar’ menjëherë të gjithë me pamjen e saj.
Duke u kujdesur për të sjellë pranë publikut një material i cili do të dëgjohet për shumë kohë, Çiljeta dhe Estto kanë realizuar në klipin e tyre më të fundit një fabul mjaft interesante e cila i rri më së miri dhe tekstit të këngës. Pavarësisht se kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i ‘A je mirë’, ajo numëron deri më tani 1 milion klikime në kanalin e ‘Youtube’, duke treguar se është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes.
Ndonëse vitet kalojnë dhe artiste të reja janë bërë pjesë e estradës sonë, Çiljeta vazhdon të jetë një nga fytyrat më të bukura të skenës shqiptare.
/revistawho.com/