Ky ka qenë rezultati i një sondazhi realizuar nga IPSOS me 23 mijë të rritur në 22 vende të botës. Pjesa më e madhe e të intervistuarve që besojnë se jashtëtokësorët ekzistojnë, i përkasin moshës nën 35 vjeç. Shtresa sociale nuk përbente faktor ndikues në përgjigjet e të intervistuarve, por kombësia po. Kështu 40 % e indianëve dhe kinezëve besonin se jashtëtokësorët ekzistonin apo 8% e belgëve, suedezëve dhe hollandezëve janë të bindur se jashtëtokësorët janë të maskuar si njerëz dhe jetojnë në Tokë tashmë. Ekzistencën e jashtëtokësorëve e besojnë më tepër meshkujt (22%) se femrat (17%). Po ju a besoni në ekzistencën e jashtëtokësorëve?

Advertisement