A do të ketë shi këtë fundjavë? Hidhini një sy motit përpara se të bëni plane

Si do jetë moti këtë fundjavë? Meteorologia e ‘Meteoalb’, Adiola Bani parashikon reshje të pakta në veri dhe kryesisht në zonat qendrore të shtunën, ndërsa e diela do jetë me mot të kthjellët, përveç zonave malore ku pasdite do ketë reshje të pakta të izoluara.

Meteorologia Bani:

Advertisement

‘Dita ka nisur me vranësira të dendura rrebeshe shiu  me intensitet mesatar dhe intensiv në territorin shqiptar por ka filluar përmirësimi gradual duke zhvendosur reshjet drejt zonave juglindore të territorit ndërsa pjesa tjetër mbetet me kthjellime dhe vranësira  të herëpashershme duke sjellë gjatë pasdites dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Presim përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit nga dita e shtuna e në vijim, edhe pse e shtuna na sjell reshje të pakta në territor në veri dhe pjesërisht në zonën qendrore. E diela do jetë me mot të kthjellët, përjashtuar zonat malore, ku gjatë pasdites do ketë reshje të pakta të izoluara .

Sot temperaturat kanë mbetur konstante gjatë mëngjesit. Presim rënie të lehtë të temperaturave gjatë mesditës duke bërë që vlerat të luhaten nga 5-21 gradë Celsius.

Fundjava do na sjellë rënie te temperaturave gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do jetë thuajse në të njëjtat vlera termike, duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 3-4 gradë në zonat malore, ndërsa maksimumi rreth vlerës 20 apo 21 gradë’.

Burimi: Living