Prej ditësh përflitet se Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuesja e këtij edicioni të ‘Big Brother Vip Albania 3’. E disa nga emrat që qarkullojnë në media se mund ta zëvendësojnë janë Ledion Liço dhe Bora Zemani.
Kjo e fundit në prapaskenat e ‘Dancing With The Stars’ ju përgjigj pyetjes ‘1 milionë dollarëshe’ duke thënë se ndoshta ky format do t’i shkonte në prezantim.
“Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?”, vazhdoi ajo.
“Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë. Le ta vendosë publiku. Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha mes tjerash Zemani.
A ishte ky një konfirmim nga ana e saj e thënë në mënyrë indirekte? Presim që e vërteta të zbulohet në ditët në vijim, por përgjigja e Borës duhet ta pranojmë që solli shumë pikëpyetje.
Ndiq videon më poshtë në minutën 14:56