Kombëtarja mbërrin në Moldavi!

Shqiponjat kuq e zi kanë mbërritur në Moldavi për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese të Europianit që do të luhet nesër në Kishinjev.

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet edhe stërvitja zyrtare në stadiumin e takimit dhe më herët konferenca e trajnerit Sylvinho.

Advertisement

Shqipëria është pranë kualifikimit në finalet e Euro 2024 dhe i nevojitet 1 pikë pa patur mendjen te rezultati i sfidës Poloni – Çeki.

💪 Gati për ⚔️ duelin me vendasit!
🇲🇩 Moldavi 🆚 Shqipëri 🇦🇱
🗓️ 17 nëntor, ⏰ 18:00, 🏟️ “Zimbru Stadium”