Idhulli kanadez është në punë e sipër për realizimin e albumit të radhës me titull "Believe" dhe disa ditë më parë i ka shkruar një mesazh në Twitter: “iamwill do të bëjmë një sukses të madh nesër!!”. Dhe përgjigja e producentit e këngëtarit amerikan ishte e menjëhershme duke pranuar propozimin e Bieber. Nëpërmjet Twitter-it ai ka shkruar: “Kam një parandjenjë që kjo këngë do të jetë gjigande. Herën e fundit që kam pasur këtë ndjesi për një këngë ka qenë kur krijova ‘O.M.G’… Nuk ndaloj dot së e dëgjuari”. Produksioni i ri diskografik i Bieber pritet të publikohet në verë dhe do të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë të shkëlqyer si Kanye West e Drake! Të gjitha premisat janë për një disk të shkëlqyer që do t’i shtohet karrierës së këngëtarit kanadez. Me zorr po presim të dëgjojmë këto bashkëpunime.