Nga shtëpia diskografike e këngëtares bëjnë me dije se albumi i ri i artistes do të dalë në muajin qershor, ndërkohë që videoklipi i singëllit të parë do të jetë gati në fund të muajit prill fillim maji. Edhe pse ende nuk ka konfirmime, titulli i këngës së parë thuhet të jetë GIRL dhe në video këngëtarja do të shfaqet e veshur si gladiatore e rrethuar me vajza me linja trupore të bollshme. Videoja mban regjinë e Francis Lawrence, që më parë ka punuar edhe me Destiny’s Child, Pink, Lady Gaga dhe Britney Spears. Klipi është xhiruar në shkretëtirën Mojave në Kaliforni dhe thuhet se është një sipërmarrje shumë e madhe, me një trupë baleti me 200 balerina. Beyoncé po përpiqet të mësojë lëvizjet autentike të kërcimtareve afrikane, në mënyrë që të futen në koreografi. Sipas një balerini që kish bërë një provë, kënga e re e artistes është fenomenale, një lloj himni për femrat. Albumi është pasuesi i “I am… Sasha Fierce” i vitit 2008 prodhuar nga Odd Future dhe Sleigh Bells. Në të do të ketë bashkëpunime me Ne-Yo, Jim Jonsin dhe The Dream.

Advertisement