Ndërron jetë Liz

Monday, December 15, 2025

Është raportuar se aktorja vdiq në një spital në Los Angeles, ku qëndronte prej disa javësh e shtruar. Mësohet se Liz Taylor, në momentet e fundit ka qënë nën shoqërineë e katër fëmijëve të saj. Agjenti i aktores ka deklaruar se në Cedars Sinai Medical Center në Los Anxhelos, ajo ka qënë me fëmijët, Michael dhe Christopher Wilding ( nga martesa e saj e parë me Michael Wilding), Elizabeth Frances, nga martesa e saj me Michael Todd dhe Maria Burton nga martesa me Richard Burton. Liz Taylor ka interpretuar në rreth 50 filma me regjizorët më të rëndësishëm të kinematografisë botërore dhe ka luajtur përkrah artistëve më të famshëm. Aktive, sidomos në vitet e fundit, Taylor ka luftuar me energji të madhe në mbrojtjen e viktimave të AIDS-it si dhe në promovimin e parandalimit të kësaje sëmundjes. Sot humbi jetën një mikeshë shumë e mirë e Montgomery Clift e Michael Jackson, një legjendë  e vërtetë e Hollywood-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -