Ringjallen legjendat

Në fillimet e viteve '80 Michael Jackson dhe Freddie Mercury regjistruan tre këngë me titujt: "Victory", "State Of Shock" dhe "There Must Be More To Life Than This". Këto këngë nuk arritën të publikoheshin kurrë, por tani duket se ka ardhur momenti që të marrin jetë. Ish pjesëtari i Queen, Roger Taylor ka thënë: “Tani jemi duke punuar për disa këngë që Freddie i ka realizuar gjatë viteve ’80 së bashku me Michael Jackson. Janë tre këngë të jashtëzakonshme, për të cilat nuk mund të flas shumë, por vetëm të presim publikimin e tyre". Do të ishte një ringjallje legjendash muzikore dhe ne me zorr po presim t'i përjetojmë këto drithma muzikore…

Advertisement