Videoja është xhiruar dhe mban regjinë e Taj Stansberry. Kënga u përzgjodh si më e preferuara e albumit nga fansat. Procesi u përzgjedhjes u bë nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare të këngëtares në rrjetin social virtual Twitter. TAKE ME AWAY filloi të transmetohej nëpër radiot amerikane më 1 Shkurt 2011. Keyshia e ka performuar këtë singëll edhe në programin televiziv Conan, performancë të cilën mund t’a shikoni pak më poshtë.