Jennifer Hudson – Where You At

WHERE YOU AT  është shkruar nga R. Kelly dhe prodhuar nga Harvey Mason Jr. Ky është singëlli kryesor i albumit I REMEMBER ME që u transmetua për herë të parë më 24 Janar 2011 dhe u lançua në treg më 8 Shkurt 2011. Hudson e ka performuar këtë singëll në THE OPRAH WINFREY SHOW dhe në THE ELLEN DEGENERES SHOW. WHERE YOU AT u shfaq për herë të parë në klasifikimin amerikan Billboard Hot R&B/ Hip-hop Songs në vendin e 53-të dhe ka shkuar deri në vendin e 17-të. Gjithashtu është renditur në vendin e 10-të në klasifikimin Bubbling Under Hot 100. Kënga ka edhe një videoklip i cili mban regjinë e Anthony Mandler. Për më tepër ju ftojmë t’a shijoni vetë singëllin WHERE YOU AT të artistes Jennifer Hudson.

 

Advertisement