Bruno Mars – The Lazy Song

Është publikuar si singëlli i tretë i albumit. Mars e ka shkruar këngën me K’naan dhe skuadrën e tij të prodhimit THE SMEEZINGTONS. Muzikalisht THE LAZY SONG shfaq influenca të muzikës reggae dhe jawaiian. Kënga siç fare mirë mund të kuptohet nga titulli flet për një ditë tipike ku përton të bësh gjëra dhe e shpenzon atë duke u rrotulluar nëpër krevat, duke mos ju përgjigjur telefonatave, duke u vërdallisur nëpër shtëpi, etj si këto. Kështu kur të keni një ditë ku nuk ju bëhet asgjë, bëni mirë të dëgjoni këngën THE LAZY SONG e me siguri përtacia juaj do të marrë nota gëzimi.

 

Advertisement