Deklarata false për pak vëmendje mediatike

Sipas këngëtarit dhe kitaristit të grupit Matt Bellamy ata kanë filluar të shkruajnë këngët e para të albumit të tyre të ri. Pas suksesit të vitit 2009 me THE RESISTANCE e pas shumë koncerteve dhe tureve nëpër botë, tani ka ardhur momenti që të ulen dhe të fillojnë seriozisht punën. Ndryshe nga albumi i mëparshëm këtë radhë materialet do të përgatiten më parë në kohë paçka se albumi pritet të dalë në treg në 2012-ën. Megjithatë nuk përjashtohet dhe fakti se këto deklarata të shpeshta të liderit të Muse vijnë dhe për të tërhequr vëmendjen mediatike. Ndoshta nuk e kanë filluar fare punën për ndonjë singëll të ri. Si mendoni?

Advertisement