THE KING OF LIMBS do të jetë i gatshëm për t’u shkarkuar që prej të shtunës (19.02.2011) ndërsa në versionin fizik, në CD, do të dalë në treg më 9 Maj. Kjo punë e re e grupit bërë publike ditën e Shën Valentinit është e para që prej IN RAINBOWS, albumi i vitit 2007, që grupi e lançoi online dhe ua la në dorë fansave që të vendosnin se sa të paguanin. Albumi që do të dalë në maj do të jetë ultraluksoz me një CD, një dopio vinil dhe një libërth të trashë. Grupi i Thom Yorke vitet e fundit ka ndjekur rrugën e eksperimentimin të teknologjive të reja për të mbërritur tek publiku. Mënyra për të publikuar IN RAINBOWS nuk u replikua kurrë, por gjithsesi edhe me THE KING OF LIMBS është kërkuar një rrugë e re, e ndryshme nga ajo tradicionale për të mbërritur tek publiku.


