Ajo ka thënë se grupi jo vetëm që nuk është ndarë, por së shpejti do të organizojnë dhe një turne së bashku. “Të jem e sinqertë unë mendoj se ne kurrë nuk jemi ndarë. Është e vërtetë që kemi pak kohë që jemi shkëputur, por kjo do të thotë që kemi dhe gjëra të tjera për të bërë. Të gjitha ne bëjmë një jetë aktive e cila meriton vëmendjen e duhur. Së shpejti do t’i rikthehemi një turneu për të qenë përsëri si para pak kohësh”,- ka përfunduar shpjegimin e saj Kimberley. Duhet të kemi parasysh që vajzat kanë më tepër se një vit e gjysëm që nuk bëhen të gjalla kështu që dyshimet vazhdojnë të jenë të forta rreth vërtetësisë së kësaj deklarate.