Artistja ka arritur në 1 bilion shikime në You Tube. Këto shifra kanë ardhur nga gërshetimi i tre kanaleve zyrtare: Shakira, ShakiraVideo dhe Shakirasme. Sigurisht që ky lajm e ka gëzuar së tepërmi artisten ndaj ka shkruar në blogun e saj: “Jam shumë e gëzuar nga ky lajm. Një bilion shikime në mbarë botën është një numër i paimagjinueshëm dhe është më tepër se ç’kam ëndërruar”. Sigurisht që një pjesë të mirë të kësaj shifre e ka falë super hitit WAKA WAKA në versionet spanjisht dhe anglisht, që përbëjnë 300 milion të shikimeve.