Dj francez ka konfirmuar se është mbështetur nga banda irlandeze dhe se do të jetë pjesë e projektit të ardhshëm muzikor të tyre. “U takuam me Bonon dhe jam shumë i ekzaltuar dhe shumë i nderuar sepse më propozoi që të prodhoj disa këngë për albumin e tyre të ardhshëm. Unë kam qenë gjithnjë i hapur ndaj stileve të ndryshme muzikore dhe padyshim që muzika elektronike është kryesorja, por e dua muzikën. Nëse është e mirë, për mua nuk ka rëndësi rryma. Pas gjithë atyre bashkëpunimeve me artistë urbanë mendoj se do të jetë një sfidë e vërtetë për mua shkuarja në atë drejtim”,- ka thënë Guetta.