Disku i ri i tyre është parashikuar të publikohet më 14 Shkurt dhe do të mbajë titullin CHARM SCHOOL. Singëlli i parë që do të publikohet nga ky album është SHE’S GOT NOTHING ON (BUT THE RADIO), një dëshmi se Roxette vazhdojnë të jenë aq të talentuar e të veçantë si përherë. Thuhet se kjo këngë e re i ka të gjithë elementët për t’u bërë një hit dhe përsërisë suksesin e LISTEN TO YOUR HEART dhe THE LOOK të vitit 1988. Ky është një rikthim pas 10 vitesh heshtjeje, që prej tumorit malinj në tru që goditi Marie në vitin 2001.