Paçka ndarjes që vitin e shkuar, dy personazhet kishin vendosur që të ruanin sekretin deri më tani. Në një deklaratë të përbashkët të çiftit, publikuar në faqen zyrtare të këngëtares thuhet: “Gjatë gati 11 vitesh së bashku jemi dashuruar thellësisht, jemi kujdesur e kemi qëndruar përkrah njëri-tjetrit. Kanë qenë vitet më të mrekullueshëm të jetëve tona dhe falë asaj dashurie dhe respektit që ndanim për njëri-tjetrin kemi qenë një çift dhe partner të jashtëzakonshëm. Ne do të vazhdojmë përpara si partner, do të realizojmë projekte të përbashkëta e do të punojmë në krah të njëri-tjetrit. Shoqëria dhe mirëkuptimi ynë janë të pashkatërrueshme ”.