Brad dhe John

Sipas Daily Mail po bëhen tratativa super sekrete mes Brad Pitt dhe Yoko Ono për një film mbi vitet e fundit të jetës së John Lennon. Aktori do që të prodhojë këtë film dhe të interpretojë kantautorin e famshëm pa ndihmën e playback-ut. Për këtë, Brad do të marrë mësime kantoje shumë shpejt në mënyrë që të tingëllojë sa më i besueshëm të jetë e mundur. “Brad e ka takuar Yoko-n me një skenar pothuajse gati, me shumë ide dhe entuziazëm. Vejusha i ka dhënë bekimin këtij projekti ambicioz. Brad do të marrë mësime kantoje dhe do të zhytet për orë e orë të tëra në leximin e librave dhe shikimit të videoklipeve dedikuar Lennon-it. Kështu do t’a bëjë shumë real interpretimin e tij”,- ka thënë një burim.

Advertisement