Nudo për bamirësi

Lideri i Maroon 5, Adam Levine është zhveshur për një shërbim fotografik, për një çështje të rëndësishme: parandalimi i tumorit në prostatë dhe testikuj. Fotot e realizuara nga Ben Riggott do të publikohen në botimin amerikan të COSMOPOLITAN të muajit shkurt. Mesazhi është i qartë: “Edhe pse nuk gjen ca duar femre me manikyr të kuq flakë, kontrolli për kancerin në prostatë dhe testikuj është shumë i rëndësishëm”. Vetë Adam ka thënë në lidhje me këtë fushatë: “Shpresoj që njerëzit të mos dalin nudo si unë rrugëve. Unë jetoj në Kaliforni ku është gjithnjë vapë”. Një gjë është e sigurt që Levine me këto foto ka bërë të flitet shumë.

Advertisement