Jamiroquai – Blue Skies

Është e çuditshme se si me një karrierë tashmë të gjatë 2 dekada, Jay Kay dhe shokët e grupit vazhdojnë të jenë një nga grupet më të mirë britanikë. Singëlli BLUE SKIES është njëri prej materialeve më të mirë albumit. Kënga në hapje tingëllon pak si stili i Take That nga pianoja dhe zëri i mëndafshtë i Jay Kay, por shumë shpejt ndryshon në një baladë soul të mrekullueshme. Kënga u publikua më 1 Nëntor 2010 në DIGITAL DOWNLOAD. Është shkruar nga pjesëtarët e grupit Jay Kay dhe Matt Johnson. Ky është singëlli i dytë i grupit që publikohet nën etiketën Mercury Records. Kënga nuk u publikua dhe fizikisht, pasi publikimi i saj përkoi dhe me publikimin e albumit të grupit.
Advertisement