Christina Aguilera publikon foto lakuriq nga vaska për Halloween.

Saturday, October 31, 2026

Christina Aguilera ka habitur fansat duke publikuar një fotografi nudo që ka tërhequr vëmendje të madhe.

Këngëtarja 45-vjeçare, e njohur për hitin e saj “Dirrty”, pozoi krejtësisht e zhveshur në një vaskë, në një fotografi provokuese të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Fotografia, e realizuar në një ndriçim të zbehtë dhe sensual, e shfaq këngëtaren duke mbuluar thithkat me emoji në formë fantazmash, në prag të natës së Halloween-it.

Flokët e saj bionde platini i kishte hedhur anash, duke i mbuluar pjesërisht fytyrën, ndërsa mbështetej në skajin e vaskës dhe realizonte fotografinë me telefonin e saj.

“Pamjet e fundit para Xtinaween”, shkroi Aguilera në përshkrimin e fotografisë, duke shtuar edhe disa emoji të Halloween-it. Këngëtarja, e cila së fundmi mori vëmendje të madhe në një aktivitet të komunitetit LGBTQ+, u prit me entuziazëm nga fansat.

Njëri prej tyre komentoi: “Ai nuk ishte tërmet, thjesht isha unë duke rënë në gjunjë.”

“ Ajo është ylli i momentit, është ikonë, është një superyll”, shkroi një tjetër fans.

“Xtina po shkëlqen më shumë se kurrë!”, komentoi një tjetër.

Ndërsa një fans tjetër bëri shaka duke shkruar: “Unë pasi pi katër martini në banjën e hotelit.”

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM