Protesta, Ministria e Shëndetësisë: 6 të plagosur në spital! 19-vjeçari që theu këmbën po bëhet operacion.

Wednesday, October 14, 2026

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëhet fjalë për tre kalimtarë dhe tre protestues, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nga tre protestuesit e shtruar në spital, dy do të vijojnë të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse ka nevojë për shtrim”, njofton ministria.

Njëri prej kalimtarëve, një 19-vjeçar që pësoi frakturë në këmbë gjatë incidenteve, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë, gjatë natës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një tjetër protestues, me shenja intoksikimi.

Pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe marrjes së rekomandimeve mjekësore, ai është larguar nga spitali.

Sourcetvklan
RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM