Përfundon ura më e gjatë në botë

Dy skuadra inxhinjerësh kanë ngritur një urë të gjatë gati 40 km në vetëm 4 vite. Më në fund kanë arritur të ndërtojnë dy ekstremet të lidhura me tokën. Tashmë është e sigurt se ura do të hapet në fillimin e vitit të ri. Kjo strukturë do të lidhë 3 qytete në provincën e Shandong. “Modelet janë llogaritur në mënyrë perfekte nga kompjuterat, por deri në momentin e fundit kemi qenë të kujdesshëm, pasi mjaftonte një gabim me pak centimetra që të shkatërronte çdo gjë”- ka thënë krye inxhinjeri.

Advertisement