Selin Bollati për Gimbon: Kemi një marrëdhënie shumë të shëndetshme.

Thursday, July 30, 2026

Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe nuk i ngjan marrëdhënieve tipike të brezit të tyre.

Ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik. Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku“, u shpreh Selin.

 Foto: YouTube

Ajo shtoi se mënyra se si e kanë ndërtuar lidhjen i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre.

Ne nuk i përkasim gjeneratës sonë për mënyrën se si e kemi ndërtuar marrëdhënien, sepse gjenerata jonë është shumë e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet në çift. Por ne jemi mirë“, tha ajo.

Duke folur për bashkëjetesën, Selini e komentoi me humor partnerin e saj, duke thënë se deri më tani gjithçka po shkon mirë, megjithëse pranoi se DJ Gimbo nuk është natyrë shumë korrekte në përditshmëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -