Në vitin 2002 artisti bëri për vete publikun dhe kritikën me debutimin në 8MILE e tani fansat do t’a shohin në ekranin e madh me projektin SOUTHPAW. Shkruar nga Kurt Sutter (krijues dhe producent ekzekutiv i serive televizive amerikane SONS OF ANARCHY) filmi do të tregojë historinë e një boksieri që ndërmerr udhën drejt titullit të kampionit botëror, por gjithçka shkatërrohet si pasojë e një tragjedie. Boksierin do t’a luajë pikërisht Eminem. Filmi do të prodhohet nga Shady Films (në pronësi të artistit) dhe nga Riche Productions. Ndërkohë Dreamworks ka blerë të drejtat. SOUTHPAW pritet të dalë nëpër sallat e kinemave në fund të 2011, fillim 2012.

Advertisement