Mbretëresha e popit ka rrëfyer se ka një dëshirë shumë të madhe të rikthehet në studio për të regjistruar pasuesin e diskut të saj HARD CANDY, publikuar në 2008-ën. “Është zyrtare: kam nevojë të lëviz e të djersitem. Kam nevojë të bëj muzikë, një sound që më bën të kërcej”,- ka shkruar Madonna online. Për momentin artistja është duke përcaktuar bashkëpunuesit e saj dhe do të donte që ata të ishin “të çmendur”. Jemi të bindur që nuk do t’a ketë shumë të vështirë të gjejë bashkëpunëtorë të tillë.

Advertisement