42 vjeçari, muzikant fitues i çmimit Grammy, komedian, prezantues radiofonik dhe njëkohësisht aktor e ka zgjeruar akoma më tepër aktivitetin e tij duke krijuar një kompani prodhimi. Kompania quhet NO BRAINER dhe Jamie shpreson që të jetë një sukses në mbarë botën. “E krijova kompaninë No Brainer gjashtë muaj më parë. Kemi shitur tashmë dy – tre spektakle. Kështu nuk presim filmat apo televizionet që të n’a hapin dyert, por ne xhirojmë dhe kemi përmbajtjen gati. Çdo gjë mendohet që të mbërrije edhe nëpër telefonat celularë”. A do të donit t’a shihnit një spektakël të Jamie në celularin tuaj?

Advertisement