Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit.

Friday, May 8, 2026

Shakira do të rikthehet sërish në skenën e Kupës së Botës, kësaj here me këngën e re “Dai Dai”, e cila është zgjedhur si himni zyrtar i Botërorit 2026. Artistja e njohur e bëri publik lajmin përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, duke konfirmuar se kënga do të publikohet më 14 maj.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, ndërsa rikthimi i Shakirës ka ngjallur menjëherë entuziazëm te fansat e futbollit dhe muzikës.

Kjo është hera e tretë që këngëtarja kolumbiane bëhet pjesë e historisë muzikore të Botërorit. Në vitin 2010 ajo shënoi sukses global me “Waka Waka (This Is Africa)”, ndërsa katër vite më vonë publikoi edhe “La La La” për Kupën e Botës në Brazil.

Në videon promovuese të “Dai Dai”, e realizuar në Stadiumi Maracana, Shakira shfaqet mes atmosferës festive, e rrethuar nga kërcimtare dhe topa futbolli, duke interpretuar disa pjesë të këngës së re. Titulli “Dai Dai”, që në italisht nënkupton “hajde” ose “ejani”, ka shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth projektit.

Fansat kanë nisur menjëherë të spekulojnë se kënga do të ketë ritme energjike dhe atmosferë elektrizuese, në stilin e hiteve që kanë shoqëruar Botërorët e kaluar. Ndërkohë, FIFA synon që “Dai Dai” të kthehet në simbolin muzikor të turneut, duke shoqëruar ceremonitë, festimet dhe momentet më emocionuese të kompeticionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom