Falë suksesit të albumeve të saj THE FAME dhe THE FAME MONSTER, si dhe performancës shumë të mirë të singëllave të ndryshëm në klasifikimin Billboard Hot 100, Lady Gaga është kurorëzuar si “TOP Artist of the Year” e Billboardit. Ky titull vjen vetëm një vit pas kurorëzimit po nga Billboard si Top New Artist. Çfarë arritjeje fantastike. Jemi kuriozë të shohim se çfarë çmimi do të fitojë vitin e ardhshëm kjo artiste.