Elvana Gjata ka nisur numërimin mbrapsht për koncertin e saj madhështor që do të mbahet më 10 maj 2026 në “Unipol Forum”, Milano. Këngëtarja ka zbuluar emrat e parë që do t’i bashkohen në skenë në këtë event të shumëpritur nga fansat.
Në mesin e të ftuarve specialë janë motra e saj, Migena Gjata, reperi i njohur Capital T, si dhe artisti me famë ndërkombëtare Stanaj. Prania e tyre premton një mbrëmje plot energji, bashkëpunime live dhe performanca elektrizuese.
Koncerti në Milano pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës shqiptare në diasporë për vitin 2026, ndërsa burime pranë organizimit bëjnë të ditur se kjo është vetëm lista e parë e emrave. Surpriza pa fund dhe të ftuar të tjerë specialë pritet të zbulohen në vazhdim, duke e kthyer këtë koncert në një spektakël të vërtetë për publikun shqiptar dhe jo vetëm.


