Mendohet se ky dokument do të kapë një shifër shitjete prej gjysëm milioni dollarësh. Përveç këtij dorëshkrimi do të ketë dhe disa artikuj të tjerë si: një letër e John që i përket majit të 1968-ës, një kitarë të tijën që e ka përdorur gjatë regjistrimit të albumit solistik WALLS AND BRIDGES si dhe tavolina e shtëpisë së tij në Kenwood, ku ka shumë mundësi të ketë shkruar dhe këngën I’M ONLY SLEEPING.


