Elvana Gjata mahnit me performancën që nuk ishte parë në këto 63 vite në Festivalin e RTSH.

Në natën e dytë të Fest63 në garë ka qenë edhe Elvana Gjata me këngën e saj “Karnaval”, e cila ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj.

Performanca e Elvanës po konsiderohet si diçka që nuk është parë në këto 63 vite në Festivalin e RTSH-së.

Advertisement

Elvana e filloi performancën e saj duke zbritur nga tavani i Pallatit të Kongreseve, ndërsa kur zbiriti elektrizoi sallën me ritmet e saj latine dhe në fund u ngjit prap lartë përmes një platforme.

Sipas sondazheve të shumta që kanë bërë faqet e Eurovisionit, kënga “Karnaval” shihet si pretendentja kryesore për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, i cili vitin e ardhshëm do mbahet në Basel të Zvicrës.

Se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025, do të duhet të presim ditën e dielë në natën finale.