Edicioni i 17-të i MTV European Music Awards është hapur me një sfilatë me veshje që të linin pa frymë, falë edhe një performance me atmosferë karnavalesh të Shakiras e shoqëruar nga reperi Dizzie Rascal dhe një tufë balerinësh e miliona copëza letrash me ngjyra të hedhura në ajër. Ndërkohë Rihanna (e nominuar në kategorinë Best Female) e ka transformuar skenën në një pikturë surealiste teksa këndoi hitin ONLY GIRL (IN THE WORLD) dhe Miley Cyrus më pas performoi një version të sofistikuar të WHO OWNS MY HEART. Elementi i skenës këtë vit ishte një kub i madh metalik tridimensional që mishëronte më së miri temën e kutisë magjike (që është edhe emri i rrugës “Caja Magica” ku u zhvillua eventi). Kings Of Leon dhuruan një performancë drithëruese të këngës RADIOACTIVE. E ndërkohë KE$ha, Plan B dhe B.O.B. së bashku me Hayley Williams i dhuruan publikut madrilen e atij mbarëkombëtar performanca të tjera të jashtëzakonshme.
Por spektakli nuk u bë vetëm në Caja Magica. Tre koncerte madhështorë janë mbajtur në historiken PUERTA DE ALCALA, ku përpara 100 mijë fansave kanë performuar Katy Perry me një version brilant të FIREWORKS, Linkin Park si dhe Thirty Seconds To Mars e Kaney West të cilët performuan në EMA Red Carpet Show. Sigurisht që një prezencë shumë e këndshme ka qenë ajo e Eva Longoria-s që veshi veshjeve fantastike, përfshirë edhe një “fustan – proshutë”, përdori pulsantin Bieber e madje ndenji me të brendshme, e gjithë kjo në nder të rolit si e “zonja e shtëpisë” së EMA. Spektakli është mbyllur me një performancë të Bon Jovit i cili ish zgjedhur edhe si GLOBAL ICON e këtij viti. Performanca e tij konfirmoi edhe një herë se e meriton plotësisht çmimin që mori.
Por cilët ishin fituesit e tjerë të kësaj mbrëmjeje spektakolare? Edhe këtu Lady Gaga kryeson në listën e fituesve me 3 çmime. Fenomeni i popit ka fituar në kategoritë Best Pop, Best Female dhe Best Song e i ka falenderuar fansat nëpërmjet një lidhjeje me satelit, pasi ndodhej në Budapest për një koncert të turneut të saj Monster Ball Tour. Justin Bieber ka fituar në dy kategori Best Male dhe Best Push Act. Gjatë gjithë natës ky artist ka chatuar me fansat nga e gjithë bota në sitin mtvema.com. Ishte një natë spektakolare edhe për rockun. Linkin Park kanë fituar çmimin e Best Live Act, Thirty Seconds To Mars fituan në Best Rock dhe Tokio Hotel në Best World Stage Performance. Ashtu siç ishte bërë me dije Bon Jovi ka fituar çmimin Global Icon, një çmim për kontributin që kanë dhënë në muzikë. Eminem i ka shtuar koleksionit të tij të trofeve një glob të argjendtë si fitues i kategorisë Best Hip Hop, ndërsa Ke$ha (që performoi edhe live) fitoi çmimin e saj të parë në kategorinë Best New Act. E sapomartuara Katy Perry ka marrë si dhuratë çmimin Best Video dhe grupi amerikan pop/punk Paramore triumfoi në kategorinë Best Alternative. Ketegorinë Best European Act e ka fituar italiani Marco Mengoni dhe në fund si mirënjohje për punën dhe dedikimin e saj për të mirën e të gjithë fëmijëve në botë, Shakira ka marrë çmimin MTV Free Your Mind.