Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit: Duam siguri, drejtësi për Martinin!

Prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Ministrisë së Arsimit te Rruga e Durrësit në shenjë proteste pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Me pankarta të shumta në duar, me mesazhe për institucionet, shoqërinë, por edhe për 14-vjeçarin e vrarë, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe siguri.

Advertisement

Ne nuk kërkojmë mëshirë, por të drejtën për një sistem arsimor që i mbështet dhe mbron fëmijët. Të bashkohemi dhe të luftojmë për drejtësinë që Martini dhe shumë të tjerë si ai meritojnë. Mjaft qëndruam në heshtje. Na u bëni krah ne të rinjve, bëhuni krahë klasës së Martinit”, tha një e re.

Për çfarë është policia nëse nuk është për të na mbrojtur?! Nuk mjafton të vijmë të qajmë këtu. Engjëlli juaj, Martini që ju mungon duhet të frymëzojë gjithë shoqërinë shqiptare. Nuk mjafton të vijmë të qajmë. Duhet të ketë masa”, u shpreh një prind.