Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori.

Kanye West raportohet se është ndarë nga gruaja e tij, Bianca Censori, disa javë më parë.

TMZ pretendoi se reperi dhe gruaja e tij kanë qenë në lidhje për një kohë dhe ‘ndoshta’ planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc. 47-vjeçari ishte në Tokio ndërsa 29 vjeçarja, udhëtoi në Australi për të qenë me familjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Advertisement

Burimi shtoi se ish-burri i Kim Kardashian u ka thënë miqve se i ka dhënë fund me Biancan dhe dëshiron të jetë beqar, ndërsa kalon kohë në Japoni. Ende nuk është thënë asnjë arsye për ndarjen.

Çifti u fotografua së bashku për herë të fundit më 20 shtator, duke bërë pazar në Tokio.

West ka qenë i martuar me Censori që nga dhjetori i vitit 2022. Ata u martuan vetëm një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.