Lilly humb fëmijën

Sunday, December 7, 2025

Këngëtarja ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe është dërguar me urgjencë në spital të enjten e shkuar si pasojë e dhimbjeve të forta të stomakut. Edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet që bebi të shpëtonte ai nuk mundi të mbijetonte. “Me trishtim të madh ju konfirmojmë se Lilly Allen dhe Sam Cooper kanë humbur fëmijën që prisnin. Çifti kërkon që të respektohet privatësia e tyre dhe të lihen të qetë në këtë moment dhimbjeje të madhe. Nuk do të bëhet asnjë koment i mëtejshëm”,- shkruhet në deklaratën për shtyp. Kjo është hera e dytë që artistja humb një bebe. Në dhjetor të vitit 2007, Lilly lajmëroi se priste një fëmijë nga i dashuri i asokohe Ed Simmons (Chemical Brother), por bebi nuk mundi të shpëtonte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -