Ky do të jetë disku i motrave italiane Paola & Chiara që do të dalë në treg më 9 nëntor. MILLELUCI do të dalë në version të limituar dhe do të shoqërohet nga syzet speciale për të parë 3D. Ai është paraprirë nga singëllat PIOGGIA D’ESTATE dhe MILLELUCI. Albumi ka një shije pop rock, i pasur me tinguj dhe atmosferë që të kujtojnë soundin britanik, por është influencuar edhe nga ritmet R&B dhe Hip/Hop.