100% energjike

Këtë herë këngëtarja ka dalë nga vendi i zakonshëm si gjyqtare dhe ka performuar singëllin e saj të ri PROMISE THIS. Ka qenë një uragan i vërtetë në skenë, me një veshje super sexy e rrethuar nga balerinë muskulozë, të gjithë në lëvizje energjike. Këtë herë Znj. Cole dukej shumë më komode në “shtëpinë” e saj X FACTOR se sa në vitin e shkuar kur performoi për herë të parë FIGHT FOR THIS LOVE. Paçka se interpretimi ka qenë shumë i bukur, ka pasur kritika. Qarkullojnë zëra se ajo nuk ka kënduar totalisht live, por vetëm pjesëza të vogla të këngës.

Live apo jo, neve performanca n’a pëlqeu shumë, ndaj duam t’a ndajmë me ju. Shijojeni në videon e mëposhtme.

Advertisement