Mel B flet për seksualitetin: Gjithmonë kam menduar se femrat janë të bukura…

Mel B ka folur për seksualitetin e saj, por edhe marrëdhënien me ish-partneren e saj, Christine Crocos, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” në një intervistë për revistën “Attitude” ajo tregon se ka qenë e dashuruar me një femër kohë më parë, lidhje e cila ka zgjatur 5 vite.

Advertisement

Një herë më ka ndodhur të dashurohem me një femër dhe kam qenë me të për pesë vite. Edhe sot flasim për të”, tregoi Mel B.

Edhe pse ajo nuk e përmendi emrin e ish-partneres së saj, dihet se ajo dhe regjisori filluan të takoheshin menjëherë pas divorcit të Mel B në vitin 2000 nga bashkëshorti i saj i parë, Jimmy Gulzar.

Dy femrat u divorcuan në vitin 2006. Që atëherë janë bërë publike vetëm marrëdhëniet e saj me meshkujt.

Në intervistën e saj Mel B ka folur hapur për seksualitetin e saj, duke u shprehur se nuk e ka ndjerë kurrë nevojën për t’i vënë vetes një etiketë.

Unë nuk e nisa udhëtimin tim seksual duke thënë ‘Unë jam ky, unë jam ai, unë jam biseksual’. Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë e hapur për gjithçka”, shpjegoi ajo.

Duke e mbyllur këtë temë ajo shtoi: “Unë nuk dua të vendos një etiketë mbi seksualitetin tim, por gjithmonë kam menduar se gratë janë të bukura“.