Dua Lipa në kopertinën e revistës “Time”!

Për herë të parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është në listën e personave më me influencë në botë sipas revistës Time. E lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit shqiptarë nga Kosova, Anesa dhe Dukagjin Lipa, u larguan nga Prishtina si refugjatë në fillim të viteve ’90. Kur Lipa ishte 11 vjeç, familja e saj u kthye në Kosovë, por disa vite më vonë, Lipa do t’i bindte prindërit e saj që ta lejonin të kthehej në Londër për të ndjekur një karrierë në muzikë thuhet në këtë artikull.

Advertisement

Lipa, e cila mori nënshtetësinë shqiptare në vitin 2022, flet gjithashtu me pasion për origjinën e saj, si dhe rëndësinë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, e cila u lejon shtetasve të udhëtojnë lirshëm nëpër zonën pa kufij të Evropës.

Unë jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jesh nga Kosova është një pjesë e rëndësishme e asaj që jam dhe marrja e shtetësisë sime shqiptare ishte vërtet emocionuese”-thotë ajo.

Lipa është po aq e përkushtuar për të ndryshuar për mirë mënyrën se si fansat e saj nëpër botë mund t’i perceptojnë vendet si Kosova dhe Shqipëria.

Kjo revistë prestigjoze sjell në vëmendje edhe projektet e reja të këngëtares sic është edhe albumi i ardhshëm i titulluar Radical Optimism që do të publikohet më 3 maj në të cilin përfshihen këngët si “Houdini”, “Training Season” dhe “Illusion”.