Europa League/ Milan-Roma në çerekfinale, kundërshtar italian për Liverpoolin…

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i çerekfinaleve të Europa League. Goglat vendosën përballë çifte interesante, ku bie në sy përballja Milan-Roma, një derbi italian. Spektakolare priten edhe dy duelet mes Liverpoolit dhe Atalantës, me sfidën e parë që do të luhet në Anfield.

West Hami do të jetë pengesa e Bayer Leverkusenit për të mbërritur në gjysmëfinale, teksa çerekfinalja tjetër është Benfica-Marseille. Sa u përket gjysmëfinaleve, fituesi i Milan-Roma do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e Leverkusen-West Ham.

Advertisement

Ndërkohë që ekipi që kualifikohet nga Benfica-Marseille, do të gjejë përballë fituesin e çiftit Liverpool-Atalanta. Finalja e madhe do të zhvillohet në datën 22 maj në Dublin Arena, Irlandë.

Çerekfinalet
MILAN-ROMA
LIVERPOOL-ATALANTA
BAYER LEVERKUSEN-WEST HAM
BENFICA-MARSEILLE

Gjysmëfinalet
4-2 (Benfica-Marseille/Liverpool-Atalanta)
1-3 (Milan-Roma/Bayer Leverkusen-West Ham)

Çerekfinalet: 11 dhe 18 prill.

Gjysmëfinalet: 2 dhe 9 maj.

Finalja e madhe do të luhet në datën 22 maj (Dublin Arena, Irlandë).