Mamaja e aktores Anna Lika, motra e Inis dhe Ingrit Gjonit, u nda nga jeta në moshë fare të re, duke tronditur me këtë lajm fatal.
Familjarët kanë preferuar të qëndrojnë privatë për arsyen e ndarjes së saj nga jeta, mirëpo s’kanë kursyer dedikimet e dhimbshme që na prekën në shpirt.
Anna ka postuar në llogarinë e saj në Instagram foton e fundit që e ëma kishte shkrepur, me planin për ta postuar ditën e Krishtlindjes. Mirëpo fatkeqësisht, po atë ditë ndërroi jetë.
“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pran tij. E di qe ti do jesh gjithmon duke na par nga atje lart dhe te premtoj qe sdo na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime!”- shkruan Anna.