U kritikua nga shqiptarët pasi u pa me tenistin serb, reagon babai i Rita Orës…

Afrimiteti i Rita Orës me tenistin serb Novak Djokovic ka ‘zemëruar’ jo pak shqiptarët nëpër botë, të cilët e kanë ‘dënuar’ veprimin e këngëtares.

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waitit, por në disa momente artistja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit serb. Ky veprim ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta tek bashkëkombësit e tij të cilët kanë vërshuar në postime.

Advertisement

Kjo ka bërë që të reagojë edhe babai i autores së “You&I”, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook.

Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo po qëndronte dhe shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.