Serbia fitoi 3-1 ndaj Malit të Zi në Beograd, rezultat që i mundësoi kualifikimin në Euro 2024. Tensioni nuk mungoi në stadiumin e Crvenës, me tifozët miq që u përplasën me policinë.
Ishte minuta e 73’, Mitrovic shënoi duke kaluar vendasit në avantazh 2-1, teksa një pjesëtar i forcave të sigurisë “rrëmbeu” një Flamur në sektorin e tifozëve të Malit të Zi.
Këta të fundit reaguan, për disa momente pati “fluturim” të karrigeve, por gjithçka u qetësuar më pas. Ndërkohë që serbët nisën me koret “Shqiptari, shqiptari”, duke thumbuar tifozët miq, të cilët ishin të zemëruar për flamurin e marrë nga “stjuarti”.
Në fushë për kombëtaren e Malit të Zi luajtën 3 futbollistë shqiptarë: Driton Camaj dhe Marko Tuci.